E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Ish-Presidenti i Republikës dhe njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar sot me urdhër të SPAK, raportojnë mediet. Arrestimi u konfirmua edhe nga SPAK që shtoi se detajet do të jepen në një kohë të dytë.

Meta kishte njoftuar konferencë për mediet në orën 13:40. Mediet thonë se ai u arrestua ndërsa shkonte në selinë e partisë.

Meta po hetohet në SPAK për skandalin CEZ-DIA, si dhe lobimin në SHBA.

Nuk dihet ende se për cilën çështje është ekzekutuar urdhërarresti.

Ndërkohë, ndaj Metës dhe familjes së tij ka edhe hetim pasuror.

Përveç arrestimit të Metës, mediet raportuan se janë lëshuar masa “detyrim paraqitje” për Ema Çokun dhe për Monika Kryemadhin, ndërsa ndaj Pirro Xhixhos është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Meta u zgjodh për herë të parë deputet në vitin 1992 dhe ka shërbyer në shumë poste të rëndësishme. Ai ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë nga 28 tetori 1999 deri më 29 janar 2002. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, ai u rizgjodh si kryeministër, por dha dorëheqjen më 29 janar 2002.

Në vitin 2004, ai themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) që u shndërrua më pas në Partinë e Lirisë.

Meta mbajti postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë nga 10 shtatori 2013, deri më 28 prill 2017. Pas përfundimit të mandatit si Kryetar i Kuvendit, ai u zgjodh President i Republikës, detyrë që e mbajti deri në vitin 2022.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›