E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet një person në Korçë, dyshohej se qarkullonte i armatosur

Një person është shoqëruar nga shërbimet e Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dishnicë.

Sipas burimeve policore, ndërhyrja është kryer pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, të cilat sinjalizonin se shtetasi në fjalë mbante me vete armë zjarri.

Gjatë kontrollit, efektivët e policisë e kanë shoqëruar në kushtet e flagrancës dhe e kanë dërguar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe qëllimin e mbajtjes së armës së zjarrit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›