E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet punonjësi i bashkisë së Kukësit, shoku i tij përplasi policin, 23-vjeçari e kërcënoi

Një 23-vjeçar, punonjës i bashkisë Kukës është arrestuar nga policia. I riu akuzohet se ka përplasur me makinë një punonjës policie dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin V. C., 23 vjeç, banues në Kukës, punonjës i bashkisë Kukës, me detyrë administrator në lagjen “Gostil”, dhe shpallën në kërkim shtetasin J. C., 23 vjeç, banues në Kukës, pasi në vendin e quajtur “6-katëshi”, shtetasi J. C. ka përplasur me automjet, punonjësin e Policisë Rrugore në shërbim, shtetasin E. M., dhe është larguar, ndërsa shtetasi V. C. e ka kanosur me fjalë punonësit e Policisë”, njofton policia.

Fatmirësisht punonjësi i Policisë mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›