E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arsenal mposht Liverpoolin në Anfield për herë të parë pas 14 vjetësh

Skuadra e futbollit Arsenal mposhti sot Liverpoolin me rezultatin 1:0 në një ndeshje derbi, të vlefshme për xhiron e nëntë të Premier Ligës angleze.

Goli i vetëm i takimit erdhi nga sulmuesi gjerman, Kai Havertz në minutën e 16-të, raporton KosovaPress.

Me këto tri pikë të reja, Arsenali parakaloi Manchester City dhe u ngjit në krye të renditjes së tabelës me gjithsej 24 pikë.

Kjo ishte fitorja e parë e Arsenalit në Anfield në kuadër të Premier Ligës që nga viti 2012. Ndërsa, kjo ishte humbja e dytë e “Të Kuqve” këtë sezon, duke i lënë ata në vendin e pestë në renditje me 15 pikë.

Lajme të Sugjeruara

Kimi Antonelli shpallet kampioni më i ri i botës në Formula 1

Kimi Antonelli shpallet kampioni më i ri i botës në Formula 1

Superderbi i Premier Ligës, Liverpool pret Arsenalin në “Anfield”

Superderbi i Premier Ligës, Liverpool pret Arsenalin në “Anfield”

Nëntori kuqezi / Nga Kombëtarja A te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës

Nëntori kuqezi / Nga Kombëtarja A te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›