E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsenali i paguan 48 milionë paund Chelseat, firmos me sulmuesin

Arsenali ka transferuar Noni Madueke nga Chelsea. Lajmi është bërë i ditur nga vetë “Topçinjtë”, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Arsenali ka derdhur plot 48 milionë paundë në arkat e “bluve”, ndërsa 23-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.

Me fanellën e “blues”, lojtari ka realizuar 20 gola në 92 ndeshje gjatë dy viteve në “Stamford Bridge”.

Për Arsenal ky është një afrim i rëndësishëm për të bërë hapin cilësor drejt titullit kampion në Premier League këtë sezon. Lojtari pritet të sjellë më shumë energji në lojën e krahëve dhe sulm për trajnerin Mikel Arteta.

“Unë jam dikush që ndjek ndjesinë e brendshme dhe ajo më ka udhëhequr në drejtimin e duhur deri tani. Nuk besoj se do të jetë ndryshe këtu.

Kjo është një skuadër e shkëlqyer, me identitet të qartë, dhe mezi pres të sjell stilin tim në ekip dhe të ndihmoj sa më shumë djemtë për të hedhur hapin tjetër përpara”– tha sulmuesi në prezantim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›