Arsenali nxjerr jashtë planeve Gabriel Jesus, Napoli hidhet në sulm për brazilianin

Arsenali mundi të dielën 3-0 Manchester City, por Gabriel Jesus nuk ishte pjesë e festës për trofeun e “Community Shield”, as në fushë dhe as në stol. Sulmuesi brazilian i ndoqi 90 minutat nga tribuna, për shkak të rregullave të Football Association, që parashikojnë se në listë duhet të jenë maksimumi 25 lojtarë të moshës 21 vjeç e lart.
Trajneri Mikel Arteta vendosi që për Gabriel Jesus të mos kishte hapësirë. Një situatë që mund të zgjatë gjithë sezonin dhe që do ta detyrojë 29-vjeçarin të largohet nga Londra, ndoshta me destinacion Serie A.
Nuk është mister që Gabriel Jesus është një ëndërr për sulmin e Napolit. Një ëndërr me kosto, duke ditur që duhen 20 milionë euro për kartonin dhe të paktën 6 milionë euro për pagën e futbollistin. Kontrata e brazilianit me Arsenalin skadon në qershor të 2027-ës dhe ky fakt bën që çmimi të jetë i diskutueshëm.
Napoli duhet të veprojë shpejt, sepse ndonjë klub turk mund të futet në lojë dhe ta rrëmbejë sulmuesin. Shitja e Noa Lang do ta zhbllokonte situatën dhe dot t’i hapte rrugën blerjes së Gabriel Jesus. Kjo javë do të jetë vendimtare për Napolin, që shpreson të firmosë me Gabriel Jesus.