Arsenali presion mbi Liverpoolin, fitojnë dhe Tottenham e Manchester United

Java e 7-të e Premier Ligës solli një tjetër fitore për Arsenalin. “Topçinjtë” mposhtën Ëest Hamin 2-0 në derbin e Londrës në Emirates, falë një goli nga Rice dhe një penalltie nga Saka. Arteta kështu ushtron presion mbi Liverpoolin e Slot.
Arsenali gjeti fitoren e dytë radhazi dhe u ngjit në 16 pikë, ndërsa Ëest Ham mbetet në 4.
Në ndeshjet e tjera, Manchester United fitoi 2-0 kundër Sunderlandit, me gola nga Mount dhe Sesko. Tottenham gjithashtu shijoi një fitore 2-1 në fushën e Leeds, me Tel 23’ dhe Kudus 57’ që vendosën ndeshjen pas barazimit të përkohshëm të Okafor 34’.