Arsimi 9 vjecar, si do bashkohen tekstet mesimore Sonila Isaku
Nxenesit te cilet sot mesojne ne shkollat 9 vjecar do te kene me pak tekste ne duar. Ky eshte nje nga ndryshimet thelbesore qe eshte parashikuar ne ligjin e arsimi parauniversitar. Keshtu, disa lende te ciklit fillor te cilat jane hartuar si tekste me vete, me sistemin e ri do te shkrihen ne nje tekst te vetem. Ne librin e Shkencave Shoqerore do te hyjne edukimi qytetar dhe historia ne Shkencat Natyrore do te perfshihen lendet si Fizika, Kimia, Biologjia, Gjeografia, ndersa ne bllokun e arteve do te hyjne lendet si muzika, vizatimi, edukimi fizik. Vetem gjuha shqipe, gjuha e huaj dhe matematika do te mbeten si tekste me vete. Sipas specialisteve te arsimit ky ndryshim do te ule ngarkesen e nxenesit duke i bere lendet edhe me terheqese. "Ne kete risistemim te kurrikulave parashikojme qe disa lende te jene bashke keshtu Ne librin e Shkencave Shoqerore do te hyjne edukimi qytetar dhe historia ne Shkencat Natyrore do te perfshihen lendet si Fizika, Kimia, Biologjia, Gjeografia, ndersa ne bllokun e arteve do te hyjne lendet si muzika, vizatimi, edukimi fizik etj" ka pohuar Alfred Mullai, Anetar i grupit te punes ne hartimin e projektligjit te ri te arsimit. Sipas tij, ky ndrysim do ti pershtat viteve te ciklit te ulet dhe atij baze. Keshtu, cikli i ulet 9-vjecar, nga arsim baze 5+4 do te kthehet ne sistemin 6+ 3, duke i shtuar ciklit fillor nje vit me shume. Nderkohe, sipas Ministrise se Arsimit keto ndryshime ne tekste do te nisin edhe me gjuhen e huaj, duke filluar nga klasa e trete deri ne klasen e gjashte gjuha e huaj baze kryesisht do te jete anglishtja e cila do te jepet nga i njejti mesues qe do te jape dhe lendet e tjera. Ne rastin kur mesuesi nuk i ploteson kriteret per te dhene kete gjuhe atehere do te jete nje mesues i dyte i cili do te jape kete lende. "Theksohen dy hapa shume te rendesishem, ku e para eshte futja e gjuhes se pare te detyruar ku mund te jete anglishtja apo edhe ferngjishtja, italishtja a gjermanishtja ne te gjitha shkollat dhe futja e provimit te standardizuar te gjuhes se huaj ne klasen e nente" ka pohuar Mullai. Specialistet e arsimit sqarojne se kjo kurrikul e re nuk do te sjelle crregullime te nxenesit. Sipas tyre, nuk do te kete asnje lloj problemi pasi keto ndryshime nuk vijne per here te pare dhe ky sistem i ri ka si qellim ti perafrohet atij evropian. Megjithese viti 2015 do te jete viti i pare i implementimit te ketij projektligji Ministria e Arsimit ende nuk ka vendosur nese ky sistem do te perfshije vetem klasat e para qe hyjne ne ate vit apo edhe klasat e tjera.