E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsimi rrezikon krizën për mësues, të vjetrit po dalin në pension, vështirësi për zëvendësimin e tyre

Mungesa e mësuesve, veçanërisht në lëndët shkencore, po kthehet në një nga sfidat më serioze të tregut të punës. Ekspertët paralajmërojnë se numri i studentëve që zgjedhin degët e mësuesisë po bie, ndërsa një pjesË e mësuesve aktualë po dalin në pension, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë zëvendësimin e tyre.

“Momenti ka ardhur tashmë, ndërkohë që kemi më pak studenetë në degë si kimia, apo fizika, mësuesit e vjetër po dalin në pension. Ka më pak prsona për ti zëvendësuar se sa ka patur ndër vite”, tha Gertjana Hasalla, eksperte punësimi.

Si pasojë, kërkesa për mësues në këto profile po rritet nga viti në vit.

“Mbetja pa mësues jo vetëm në Tiranë por në të gjithë zonat  e shqipërise qoftë në qytete të mëdha por edhe në qytete të vogla është problem për fëmijët tanë.  Edukimi nuk ëhstë vetëm një cikël i caktuar sic është universiteti në këtë rast, por cikël I tërë që nga shkolla fillore e në vazhdim që ka nevojë për mësues, studentë e njerëz që janë të kualifikuar”, shtoi Hasalla.

Sipas të dhënave të INSTAT, lidhur me diplomimet e vitit akademik 2024–2025, në fushën e shkencave natyrore, matematikës dhe statistikës janË diplomuar vetëm 2% e femrave dhe 1% e meshkujve, nga numri total i të diplomuarve në të gjitha fushat e studimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›