Arti dhe muzika – Mundësi për talentet e reja në Kukës, promovohen përmes aktiviteteve

Në Pallatin “Hasan Prishtina” të qytetit të Kukësit u zhvillua i organizuar nga Bashkia Kukës një aktivitet me moton “Arti dhe Muzika”, për të promovuar dhe pasqyruar atë çfarë të rinjtë kanë përvetësuar gjatë kësaj kohe përmes kurseve.
”Me këtë projekt besoj se do të zhvillohet më shumë. Si qëllim ka aktivizimin e fëmijëve dhe të rinjve në Kukës” u shpreh Arjeta Rexhepi, përgjegjëse e Teatrit të Kukullave.
“Ky është një projekt që financohet nga Bashkimi Europian dhe bashkia Kukës dhe sot do të jetë koncërti i parë duke konsideruar njohuri5të e marra gjatë këtyre muajve”, tha Alida Ismailaj, koordinatore projekti.
Enea Sinani është një nga të rinjtë që luan kitare, i cili vlerëson këto aktivitete dhe i ndjek në çdo kohë.
Talentet e reja në Kukës po shtohen në numër kohëve të fundit, që angazhohen në kurse e që kanë të bëjnë me artin.
/rtsh/