E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu takon Topin 1 dite pasurdherarresteve per 21 janarin

Te tjera rreth shkrimit Gjykata Provat jane te dobeta Mamude Myrtaj Po tallen me gjakun e Faikut Ilmi Deda Vrasesi i Hekuranit te vihet para drejtesise BLOG- Po Prokuroria i dha keto fakte ne Gjykate - Nga ALBA MALLTEZI Nje vit me pare Berisha i quan gardites heronj TIRANE- Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ndodhet ne presidence per te zhvilluar nje takim me kreun e shtetit Bamir Topi.

Arvizu eshte pare te hyje rreth ores 10.00 ne ambientet e presidences. Takimi vjen nje dite pasi prokuroria firmosi urdherarrestet per ish-komandantin e Gardes Ndrea Prendi shoferit e tij Margarit Kume dhe specialistit te IT-se Armando Kasaj ne lidhje me hetimet e 4 vrasjeve me 21 janar.

Sipas nje njoftimi te presidences te shperndare rreth ores 12 00 mes zotit Topi dhe ambasadorit Arvizu eshte zhvilluar nje takim pune. Ata kane
shkembyer mendime lidhur me disa prej ceshtjeve me aktuale politike ne vend tek te cilat eshte perqendruar dhe debati publik i koheve te fundit.

Pavaresia dhe mirefunksionimi i institucioneve te pavarura kushtetuese reforma ne drejtesi ligjet e nevojshme qe kerkojne nje shumice te cilesuar ne Parlament miratimi i Gjykates Administrative sfidat politike dhe ato te integrimit me te cilat pritet perballja gjate vitit 2012 si dhe situata ne rajonin e Ballkanit ishin disa nga ceshtjet e diskutuara ne kete takim pune.- thuhet ne njoftimin per shtyp.

Presidenti Topi dhe Ambasadori Arvizu nenvizuan rendesine e arritjes se rezultateve konkrete pozitive nepermjet bashkepunimit konstruktiv mes te gjitha forcave dhe aktoreve politike ne vend te bazuar ne gatishmerine mirekuptimin dhe vullnetin politik te paleve te cilat sidomos ne keto momente vlen te deshmojne vlera te kultures dhe etikes politike demokratike ne sherbim te mirefunksionimit te jetes institucionale dhe te shtetit ligjor.

Presidenti Topi ritheksoi qendrimin e tij se do te vijoje te apeloje ne kerkim te percjelljes se ketyre mesazheve per klasen politike shqiptare ne permbushje te detyres se tij kushtetuese si Kryetar Shteti por dhe me nje pergjegjesi te larte qytetare ndersa nenvizoi se deri ne perfundim te mandatit te tij si President i Republikes do te kontribuoje maksimalisht me te gjitha kompetencat e tij kushtetuese ne permbushjen e aspiratave integruese dhe te interesave kombetare te popullit shqiptar.

Nga ana e tij Ambasadori Arvizu shprehu vleresimin per Presidentin Topi per biseden dhe mendimet e shprehura ne kete takim qe konfirmojne pozicionin institucional dhe kushtetues te Kreut te Shtetit shqiptar duke theksuar nevojen per konsolidimin e metejshem te shtetit te se drejtes dhe funksionimin ligjor e profesional te institucioneve te pavarura kushtetuese.

Presidenti shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e vazhdueshme te Shteteve te Bashkuara dhe rolin aktiv te vete Ambasadorit amerikan ne drejtim te forcimit te demokracise konsolidimit te shtetit te se drejtes dhe institucioneve te pavarura kushtetuese.

ARVIZU DJE PROKURORIA KA MBESHTETJEN E SHBA-se
Ambasadori amerikan u shfaq serish ne krah te kryeprokurores Ina Rama gjate konferences se shtypit me 23 janar ku u argumentuan urdher arrestet per garden dhe punonjesin e IT-se. Ai tha per mediat se Shtetet e Bashkuara te Amerikes mbeshtesin plotesisht hetimin per 21 janarin dhe veprimet e Prokurorise se Pergjithshme duke besuar ne pavaresine e saj. Duke folur per ngjarjen e 21 janarit Arvizu tha se ne te gjithe e dime se ajo qe nisi nga nje provokim i qellimshem nga nje grup i vogel ndaj policise coi ne perkeqesim te situates dhe kulmoi me vrasjen e 4 protestuesve dhe me lendimin e te tjereve. SHBA ne baze te kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme ra dakord per sherbimin e kriminalistikes dhe asistencen e hetimeve ne kete rast. Per kete arsye qeveria e SHBA e mirepret ate qe tha sot kryeprokurorja dhe ne do te vazhdojme te mbeshtesim zyren e Prokurores se Pergjithshme deri sa vazhdohet me kete hetim- u shpreh ai. Me tej ambasadori amerikan shtoi se hetimi duhet te jete larg ndikimit te politikes dhe gjitheperfshires.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›