Asambleja e OKB në New York, DASH ndalon diplomatët e Iranit nga blerjet në dyqanet luksoze

Zyrtarët iranianë nuk do të lejohen të bëjnë blerje në dyqanet luksoze në New York për sa kohë janë në qytet për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Si pjesë e një mase për të “ushtruar presion maksimal mbi regjimin iranian”, delegatëve nga Teherani u është kufizuar lëvizja.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, tha se atyre u ishte ndaluar të hynin në “dyqanet me mallra luksoze”.
“Ne nuk do ta lejojmë regjimin iranian të lejojë që elitat e tij klerikale të bëjnë pazar në Nju Jork, ndërsa populli iranian vuan nga varfëria, infrastruktura në shkatërrim dhe mungesa të mëdha të ujit dhe energjisë elektrike”, tha ai.