E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja e Zgjeruar e PS, Balluku: Fitorja historike në Fier, jo thjesht një rezultat zgjedhor

“Fitorja historike në qarkun e Fierit nuk është thjesht një rezultat zgjedhor, është besimi i njerëzve, është zëri i çdo qytetari që na ka dhënë forcë për të ecur përpara”.

Kështu e nis postimin e saj të fundit në rrjetet sociale drejtuesja politike e PS në Qarkun Fier, Belinda Balluku, ndërsa publikon foto nga Asambleja e zgjeruar e Partisë Socialiste në këtë qark.

Sipas saj, PS do të jetë çdo ditë në terren për të kuptuar çdo shqetësim dhe për të ndërtuar të ardhmen që meritojmë.

LEXO EDHE: “Punët për Shqipërinë”/ Mbledhja me dyer të mbyllura e Ramës, zbardhet nisma e re e socialistëve

Postimi i Belinda Ballukut: 

“Fitorja historike në qarkun e Fierit nuk është thjesht një rezultat zgjedhor, është besimi i njerëzve, është zëri i çdo qytetari që na ka dhënë forcë për të ecur përpara. 

Por ne jemi Partia Socialiste që nuk di të ndalet.

Në mbledhjen e Asamblesë së zgjeruar të Partisë Socialiste në qarkun Fier, nisëm një rrugëtim të ri riorganizimi dhe rienergjizimi, me një qëllim të vetëm: të jemi më të fortë, më të bashkuar dhe më pranë njerëzve. Sepse forca jonë e vërtetë është te qytetarët.

Çdo ditë do të jemi në terren, në çdo komunitet, duke dëgjuar me vëmendje, duke kuptuar çdo shqetësim dhe duke ndërtuar së bashku të ardhmen që meritojmë”.

LEXO EDHE: Qarku i Fierit fituesi i madh i zgjedhjeve 2025 për PS, Kavaja dështimi i plotë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›