Asfaltimet në bashkinë e Dibrës, në fund të qershorit nis investimi në fshatin Lurë

Në bashkinë e Dibrës veç investimeve në fusha të tjera janë bërë edhe në infrastrukturë. Edhe fshatit Rabdisht, sipas kryebashkiakut Rahim Spahiu, i është kushtuar rëndësi, duke qenë se përfshihet në 100 fshatrat turistikë.
“Rabdishti është një fshat turistik, i përfshirë në 100 fshatra turistikë”, tha ai.
Sipas Spahiut, në fund të këtij muaji pritet të fillojë asfaltimi edhe për Lurën dhe gjithashtu për rrugën e fshatit Sinë.
“Pritet të fillojë asfati për fshatin Lurë pasi edhe kjo e fundit është zonë turistike. Në fund të qershorit pritet të fillojë asfalti, shumë shpejt do të fillojë asfaltimi edhe në rrugën e Sinës, që të çon tek muzeu i Gjergj Kastriotit, një zonë që ka shumë turistë”, tha ai.
Brenda këtij viti bashkinë e Dibrës e presin edhe investime të tjera.
/rtsh.al/