E Diel, 1 Nëntor 2026

“Asgjë për tu shqetësuar”/ Ish kryebashkiaku i Vlorës rreth 1,5 orë në SPAK. Arsyet ende të paditura

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është paraqitur këtë të martë në SPAK.

Nuk dihet ende se për çfarë është thirrur në Strukturën e Posaçme ish kryebashkiaku i Vlorës, ndërsa në dalje, pas 1,5 orë qëndrimi, ai tha:

“Asgjë për t’u shqetësuar”. 

Leli është paraqitur në SPAK edhe në vitin 2022, kur drejtonte Bashkinë e Vlorës. Asokohe u raportua se ai ishte pyetur për një çështje tjetërsimi pronash, si person në dijeni.

Kujtojmë se prej përfundimit të mandatit të tij në vitin 2023, Leli ka qenë pothuajse i “zhdukur” nga skena publike, duke mos pasur as reagime të shpeshta në rrjetet sociale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›