E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Asgjë s’e errëson luftën e UÇK”, Berisha: Vendimi i Hagës i padrejtë dhe i pamerituar

Partia Demokratike reagoi kundër vendimit të Gjykatës së Hagës dhe dënimit të ish-drejtuesve të UÇK. Në mbledhjen e deputetëve, kryetari i PD Sali Berisha deklaroi se kjo është një ditë jo e mirë për shqiptarët duke akuzuar gjykatën se justifikoi akuzat e Serbisë.

“Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar! Asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se roli i ish-komandantëve të UCK është i pazëvendësueshëm në çlirimin e Kosovës.

“Ata ishin drejtues të UCK po ata kanë dhënë kontribut për mbrotjen e popullatës civile nga genocidi serb të cilin e mohon Edi Rama”, shtoi Berisha.

Ndërkaq Berisha u bëri apel shqiptarëve që në këtë situatë të vështirë, të vetëpërmbahen.

“Thirrja jonë është për vetëpërmbajtje dhe nuk duhet që emocionet të ndikojnë në stabilitetin e Kosovës. Kosova, shteti i saj askush nuk ka të drejtë të marrë akte ndaj tyre, e çdo kombësie aty për një vendim të padrejtë të asaj gjykate”, tha Berisha.

Kreu i PD theksoi se shpreson që Gjykata e Apelit të vendosë drejtësi për luftëtarët e UÇK

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›