E Martë, 3 Nëntor 2026

Asgjësohen tre mijë bimë kanabisi/ Shkodër, në hetim dy roje mjedisi. Shpëtojnë kultivuesit

Në Shkodër policia gjeti dhe asgjësoi 2943 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Bimët u gjetën në njësitë administrative Pult, Shosh, Kastrat, Gruemirë, Luf – Qerret, Gjegjan, Temal dhe Shllak.

Për këto raste policia  procedoi penalisht për shpërdorim detyre dy roje  mjedisi. Ndërkohë  thotë se po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e  autorëve të kultivimit të paligjshëm.

Policia  e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin me qëllim goditjen e rasteve te kultivimit të bimëve narkotike.

/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›