E Martë, 3 Nëntor 2026

Asgjësohet parcela me mbi 3000 rrënjë kanabisi në Lezhë/ Dy në pranga, dy të tjerë në kërkim

Në Malin e Rrencit u gjet një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë dy persona, banues në Velipojë. Njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim për veprën penale plagosja e lehtë me dashje

Po ashtu janë idetifikuar dhe shpallur në kërkim dy të rinj të tjerë. Gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës.

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›