E Hënë, 2 Nëntor 2026

Asllani në “qiellin e 7-të”, pas kritikave vjen vlerësimi, bëhet pjesë e formacionit të javës në Serie A

Kristjan Asllani është zgjedhur në formacionin e javës në Serie A, pas paraqitjes fantastike që bëri në fundjavë përballë Empolit ku zikaltrit fituan me rezultatin 3-1.

Vlerësimi për Asllani është një moment frymëmarrjeje pas një lumi të gjatë ktritikash që mori pas finales me Milanin në Superkupë.

“SofaScore” ka publikuar këtë të martë edhe formacionin më të mirë të javës së 21-të në Serie A dhe bie në sy se Asllani me Barellan përbëjnë mesin e fushës. Nota 8.3 për Kristjanin që po tregon javë pas jave një rritje në lojë dhe përgjegjësi, duke përfituar nga dëmtimi i Calhanoglu dhe marrë besimin e Inzaghit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›