Asnjë lojtar nuk do ta mbajë numrin 10 në miqësoret e Argjentinës


6 Nëntor 2026 | 13:36
Kombëtarja e Argjentinës nuk do ta përdorë fanellën legjendare me numrin 10 në ndeshjet e muajit nëntor, pas largimit të Lionel Messit nga futbolli ndërkombëtar.
Sipas raportimeve të medias argjentinase “TyC Sports”, përzgjedhësi Lionel Scaloni ka vendosur që asnjë futbollist të mos e mbajë këtë numër në dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Vendimi vjen pasi Messi i dha fund karrierës së tij me fanellën e Argjentinës në shtator, ndërsa ende nuk është marrë një vendim se cili futbollist do ta trashëgojë numrin që për vite me radhë ishte simbol i kapitenit dhe yllit të skuadrës.
Fanella me numrin 10 ka një histori të veçantë në futbollin argjentinas, pasi përveç Messit, atë e kanë bartur edhe legjenda të mëdha të këtij vendi, përfshirë Diego Maradonën.
Për momentin, numri 10 do të mbetet i lirë, ndërsa mbetet të shihet se kujt do t’i besohet kjo fanellë në të ardhmen.
Lajme të Sugjeruara
- 13:47 “Fol me kryeministrin”, Rama prezanton platformën e re të dialogut me qytetarët
- 13:44 Demokratët thellojnë epërsinë në Kongresin amerikan, sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat
- 13:34 Irani i dërgon SHBA-së një propozim për çështjen bërthamore përmes Katarit
- 13:31 Ambasadorja holandeze në Shqipëri: Liria e medias kërkon vëmendje, dhuna në protesta na ka shokuar
- 13:12 Kenia dënon me 200 vite burg udhëheqësin e sektit fetar për vrasjen e 191 fëmijëve
- 13:09 Copernicus: Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori
Kryefaqja