Atentat në Laç? Dëmtohet dritarja e një lokali, dyshohet me armë zjarri

Një person ka njoftuar policinë në Kurbin, pasi ka konstatuar të dëmtuar, dyshohet me armë zjarri, vetratën e dritares së lokalit të tij në Laç.
“Kurbin/Më datë 02.06.2025, rreth orës 20:30, shtetasi M. P. ka njoftuar Policinë se ka konstatuar të dëmtuar, dyshohet me armë zjarri, vetratën e dritares së lokalit të tij, në lagjen nr. 3, Laç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.