E Martë, 3 Nëntor 2026

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, gazetarja: Ja pistat ku po hetohet

Gazetarja Aida Topalli ka folur për pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Lundër, ku u plagosën 4 persona 2 prej të cilëve të mitur.

Një nga pistat ku po hetohet është ajo e një ngatërrese e shënjestrës nga ana e atentatorëve, pasi u fol se ata mund të kenë pasur për qëllim ekzekutimin e gruas së Roan Brahimit, babai i të cilit u qëllua për vdekje në të njëjtën ditë në Lezhë.

Vetë bashkëshortja e Roan Bahimit, sipas gazetares Topalli, është shprehur se gjatë kohës së atentatit ka qenë në Lezhë.

“Policia e Tiranës, ka arritur të gjejë mjetin motorik që dyshohet të jetë përdorur në ngjarjen me katër të plagosur në zonën e Lundrës. Ai u gjet në fshatrat e Tiranës dhe duhet theksuar se automjeti nuk kishte marr drejtimin nga Elbasani por kishte marr drejtimin nga fshatrat e thella të Lundrës duke mbetur në Tiranë. Ky motor mund të ndihmojë grupin hetimor nëse ka mbetje ADN-je për të parë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Tashmë po hetohet e shkuara nëse ka ndonjë problem pronari i kompanisë së security. Është mohuar nga ana e bashkëshortes së Roan Brahimit. Mbetet për tu parë nëse vërtetë ka qenë ajo shënjestër apo jo.

Çfarë e bëri policinë të dyshonte është së pari mënyra e organizimit të ngjarjes dhe së dyti se makina që përdor bashkëshortja e Roan Brahimit ka në targë vetëm një numër ndryshe nga targa që kishte makina ku ndodheshin 4 personat që u plagosën. Gjithashtu policia e Tiranës ka marrë në pyetje të gjithë pronarët e automjeteve tip G-Class që jetojnë në të njëjtën rezidencë në Lundër pasi ka dyshime se mund të ketë qenë edhe ndonjë person tjetër”, tha Topalli për Euronews Albania.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›