E Premte, 6 Nëntor 2026

Atentati me tre viktima/Shoqërohen 10 persona në Policinë e Shkodrës, mes tyre dhe Safet Bajri

Mbi 10 persona janë shoqëruar në polici mes tyre edhe Safet Bajri, i cili pas dhënies së deklaratës është larguar sërish për në banesë.

Këta persona dyshohet se kanë informacion ose kanë qenë në konflikt me shënjestrat e atentatit të ndodhur këtë të mërkurë në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë 3 persona, ndërsa një tjetër është ende në gjendje të rëndë.

Viktimë e atentatit mbeti Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, Arlind Bushati djali i kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati dhe Flutura Basha një kalimtare e rastit.

Ndërkohë mbeti i plagosur dhe në gjendje të rëndë Bashkim Basha.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›