Atentati ndaj Arjan Ndojës, mbyllen hetimet për të akuzuarit, SPAK dërgon dosjen për gjykim

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që kishin planifikuar vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoja. Për atentatin e 11 shtatorit 2019 ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, SPAK ka dërguar për gjykim 9 persona, mes tyre porositësi Plaurent Dervishaj.
Për gjykim është dërguar edhe Ramazan Rraja, ish anëtarin e banës së Durrësit, Julian Meçaj, Amar (Dritan) Shkëmbi e Endrit Sinani. Nga të shtënat me armët e zjarrit, humbi jetën Andi Maloku, kurse Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho, mbetën të lënduar.
pas hetimeve të thelluara, janë identifikuar paraprakisht dy nga autorët që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të cilët janë marrë të pandehur.
prokuroria ka prova të cilat kanë evidentuar rolet e secilit prej të pandehurve, si organizatorë, financues, ekzekutorë dhe ndihmës në këto ngjarje. Të pandehurit ka rezultuar se kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim ekzekutimin e personave të targetuar për t’u vrarë, duke siguruar armët e zjarrit, automjetet dhe targat (e vjedhura) që do të përdornin për të ndjekur viktimat, të cilët nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre, kanë mundur që të sigurojnë informacione për lëvizjet e tyre edhe nga bazat e të dhënave shtetërore.
Hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur identifikimin edhe të disa të pandehurve të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë si para ashtu dhe pas ngjarjes së datës 1 nëntor 2019, periudha gjatë të cilave të pandehurit kanë ndërmarë një sërë veprimesh për konsumimin e veprave penale.
Mbi ta rëndojnë akuzat si “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Gjithashtu nga hetimet është zbuluar edhe një ngjarje tjetër kriminale. ku Ramazan Rraja, ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, babai i Ervin Matës, i shpallur në kërkim. Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer krimin në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj. /vizionplus.tv