E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletico Mineiro fiton Libertadoren

Atletico Mineiro ka fituar Kupën e Libertadores duke mundur 6-3 pas penalltive Olimpia Asuncion në finalen e kthimit.

Të 90 minutat e rregullta dhe kohët shtesë u mbyllën 2-0 për brazilianët, me golat që mbajnë firmat e Jo dhe Leonardo Silva. Bëhet fjalë për të njëjtin rezultat me të cilin Olimpia kishte fituar ndeshjen e parë. Më pas, në goditjet nga pika e 11-metërshit sërish ka qenë protagonist portieri Victor, që kishte luajtur një rol vendimtar edhe në gjysmëfinalen me Newell, ku bllokoi gjuajtjen e Miranda. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›