E Martë, 3 Nëntor 2026

Aulona Inter Folk Festival sjell në Vlorë traditat e vendeve pjesëmarrëse

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Vlora bëhet përsëri zemra rrahëse e folklorit me edicionin e 17-të të Aulona Inter Folk Festival, i cili do të zhvillohet nga data 23 deri më 26 maj 2025.

Ky aktivitet vjen si pjesë e agjendës kulturore të Bashkisë Vlorë, në kuadër të sezonit turistik Vlorë 2025. Aktiviteti do të zhvillohet në sheshin përpara Stadiumit Flamurtari si edhe në rrugët e sheshet e Vlorës për 4 ditë me radhë.

Prej vitit 2009, ky festival ka sjellë në skenë ngjyra, tinguj e ritme nga 38 vende të botës, duke e kthyer Vlorën në një kryeqytet kulturor ndërkombëtar.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë bëri me dije se këtë vit, vallëzimi dhe kënga tradicionale do të ndërthuren nga artistë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Italisë, Polonisë, Sllovakisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

DRTK Vlorë e cilësoi këtë aktivitet si një festë shpirtërore që lartëson trashëgiminë përmes artit e dashurisë për rrënjët.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›