Australi/ Sulmohet nga një peshkaqen, ndërron jetë surfisti në Sidnei

Një surfist ka humbur jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen i madh në ujërat e Sidneit, tha policia të premten. Ky është incidenti i parë i tillë në më shumë se tre vjet e gjysmë, duke bërë që autoritetet të mbyllin disa plazhe.
Ai u nxor nga uji nga surfistë të tjerë, por kishte humbur shumë gjak dhe vdiq në vendngjarje, tha mbikëqyrësi i policisë Stuart Thompson.
“Ai kishte pësuar lëndime katastrofike”, shtoi Thompson, i departamentit të policisë që mbikëqyr zonën, në një konferencë për shtyp që dha për rrjetet televizive.
Dy pjesë të dërrasës së tij të surfimit u gjetën dhe janë dërguar për ekzaminim, shtoi policia.