Australian Open/ Djokovic dhe Medvedev kualifikohen në turin tjetër, tërhiqet Auger-Aliassime

Novak Djokovic nuk pati probleme në debutimin e tij në Australian Open 2026. Tenisti serb mposhti spanjollin Martinez 3-0 (6-3, 6-2, 6-2) në një ndeshje pa shumë histori, duke arritur fitoren e 100-të në karrierë në turneun australian.
“Nole” do të përballet me italianin Francesco Maestrelli në turin tjetër të Australian Open 2026. Surpriza e këtij turi ishte tërheqja dhe për rrjedhojë eliminimi i Auger-Aliassime, që ishte duke humbur 2-1 nga Borges.
Medvedev, nga ana tjetër, nuk pati probleme, duke mposhtur holandezin de Jong në tre sete: kundërshtari i tij i radhës do të jetë francezi Halys (3-0 kundër Tabilo). De Minaur, i cili fillimisht duhej të përballej me Berrettinin, gjithashtu nuk pati probleme: australiani e mposhti McDonald me rezultatin 6-2, 6-2, 6-3 dhe tani do të përballet me Medjedovic.
Në tabelën e femrave, Iga Swiatek dhe Coco Gauff avancojnë, duke mposhtur respektivisht Yuan dhe Rakhimova në dy sete.