Autobusi përplas këmbësorin në Delvinë, 64-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 08:00 në fshatin Bajkaj, në Delvinë.
Një autobus, me drejtues shtetasin V. Z., 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin A. V., 64 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas aksidentit, drejtuesi i autobusit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga shërbimet e Policisë vetëm pak minuta më vonë. Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.