Automjeti del nga rruga në autostradën Vlorë-Fier dhe përfundon përmbys, raportohet për të plagosur

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në autostradën Vlorë-Fier.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar përmbys. Dyshohet se shkak është bërë çarja e gomës së mjetit. Në makinë udhëtonin tre persona, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.
/vizionplus.tv