E Enjte, 5 Nëntor 2026

Autori më i mirë i vitit/ Panairi i librit, Enkel Demi shpallet për romanin “I rënë nga qielli”

Romani më i ri i Enkel Demit “I rënë nga qielli”, i dhuron çmimin e panairit. Tom Kuka shpallet autori i vitit me librin dedikuar ngjarjeve të rënda të ’97, ku autori përzjen partizanët, nacionalistët, aleatët dhe pushtuesit në këtë roman.

Autori nuk i fsheh emocionet për këtë vlerësim.

Çmimet e panairit janë një moment i rëndësishëm për letërsinë dhe përkthimin. Gjithashtu me çmime u nderuan:

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë të vitit me romanin e saj “Kohëstrehim”.

Vjola Sula mori çmimin për veprën më të mirë studimore.

Anastas Angjeli shpallet fituesi i çmimit për studimin më të mirë të shkencës ekonomike.

Ndërkohë,çmimi tradicional për përkthimin më të mirë në frëngjisht i shkoi Lindita Gjetanit, për veprën “Mirupafshim atje lart”./abcnews.al

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›