E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoriteti Portual Durrës: Nisja e trageteve shtyhet për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se nisja e udhëtimeve të trageteve është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të parashikuar, ndërsa nisja e trageteve do të realizohet ditën e nesërme (5 shkurt), në orët e para të mëngjesit, sapo të përmirësohen kushtet e motit.

Autoriteti Portual u bën thirrje udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar dhe i falënderon për mirëkuptimin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›