E Martë, 3 Nëntor 2026

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për tregjet e fruta-perimeve, shtrenjtuan çmimet

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet për tregjet e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në 5 qarqe, kryesisht Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Sipas hetimeve, që u kryen nga janari deri në maj të këtij viti, rezulton se në këto tregje ka abuzime me rritjen e çmimeve.

Rezulton se në Tiranë grumbulluesit i rritën çmimet me 11-55% nga blerja tek fermeri, deri tek shitja me shumicë. Pikat e shumicës në Tiranë, çmimet u shtrenjtuan deri në 100% kur ua shitën bizneseve të pakicës. 

Në Fier, çmimet nga fermeri deri tek pikat e shumicës u shtrenjtuan me 11-50%, ndërsa në Elbasan shtrenjtimi i fruta perimeve nga grumbulluesit nga fermeri tek shumica ishte nga 7-56%.

Po ashtu grumbulluesit e Korçës abuzuan me çmimet duke i rritur nga 17-40% çmimet e fruta perimeve, ndërsa grumbulluesit e Beratit, mblidhnin produktin pa fatura tek fermerët dhe deklaronin çmime jo reale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›