Autoriteti i Konkurrences ve nen hetim kompanite e sigurimit
Pas rritjes se cmimit te sigurimit te detyrueshem per automjetet Autoriteti i Konkurrences ka vendosur te hap nje hetim paraprak ne tregun e sigurimeve. Kreu e Komisionit te Konkurrences Lindita Milo ka konfirmuar se pas mbledhjes se informacioneve eshte vendosur zyrtarisht hapja e nje hetimi. Kompanite e sigurimeve dyshohen se kane lidhur marreveshje te ndaluar per te fiksuar cmimet.
Qe nga 1 shkurti Agjencite e sigurimeve kane rritur vleren e sigurimit te automjetit.
Nese me heret per nje makine me kapacitet motorik mbi 1600 cm3 cmimi varionte diku te 6.3 mije leke tashme kjo vlere eshte standarde 14.6 mije leke per te njejten makine. Mesohet se per makinat me kapacitet motorik deri ne 1600 cm3 primi i sigurimit eshte 14 mije leke.
E vetmja kompani qe ka vendosur te thyeje ate qe duket qarte nje marreveshje e fshehte eshte Insig. Shoqeria ne pronesi publike i ka ulur cmimet per sigurimin e detyrueshem ne rreth 10 mije leke ose rreth 29 me lire se kompanite e tjera.
Kjo levizje e Insig pergenjeshtron pretendimet e kompanive te sigurimit se tarifat e reja ishin imponuar nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare. Vete AMF ishte distancuar pjeserisht nga nje qendrim i tille. AMF nuk ka percaktuar tarifa te detyrueshme. ah/shqiptarja.com/