Autostrada Tiranë-Elbasan, banorët e Bradasheshit sërish në protestë
ELBASAN- Me dhjetëra banorë të komunës së Bradasheshit në Elbasan kanë protestuar sot, duke bllokuar përkohësisht punimet që po kryhen në autostradën Elbasan-Tiranë.
Protestuesit janë shprehur nga ana e tyre se ata pretendojnë se firma "AKTOR" që po ndërton autostradën me tynel Elbasan - Tiranë ka dëmtuar gjatë kryerjes së punive disa km rrugë rurale që lidhnin mes tyre këto fshatra si edhe kanalin kryesor vaditës i cili u shërben fermerëve të zonës për një sipërfaqe prej disa qindra hektarësh .
Banorët paralajmërojnë se do të vijojnë të bllokojnë punimet e rrugës, deri në në rindërtimin e kanalit vaditës nga ana e firmës .
Përballë situatës së krijuar nga ana e banorëve, kreu i komunës Sabri Sallaku ka kërkuar që firma të jetë më e përgjegjshme dhe të rindërtojë kanalin dhe rrugët deri në hyrje të tunelit. Sollaku i ka kërkuar firmës të zbatojë marrëveshjen e bërë në fillim të punimeve
Kjo nuk është hera e parë që banorët e komunës Bradashesh protestojnë. Në nisje të ndërtimit të autostradës çmimi me të cilin ishte vlerësuar për tu kompensuar toka ku do të ndërtohej autostrada ka qenë edhe shkaku që ngriti banorët në protestë.
(e.m/BalkanWeb)