E Martë, 3 Nëntor 2026

‘Avash se na shtype’, sherri në Fier me 2 të plagosur/ Si u konfliktuan të rinjtë te vijat e bardha

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sherri mes të rinjve mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.

Burime për komisariatin e policisë së Fierit bëjnë me dije se shkak për sherrin mes të rinjve ka qenë shpejtësia e mjetit që u preu rrugën vëllezërve Seitaj.

Ngjarja ndodhi në lagjen ’11 Janari’ teksa vëllezërit Seitaj po kalonin në vijat e bardha ku një automjet tjetër me drejtues Albion Majacin u preu rrugën me shpejtësi. Të revoltuar vëllezërit Seitaj i drejtohen me shprehjen ‘Avash se na shtype’, gjë e cila shqetësoi Majacin. Fillimisht të rinjtë u konfliktuan me fjalë e më pas konflikti degradoi deri në përdorimin e mjetëve prerëse. Poseduesi i thikës ishte vëllai i Loni Seitajt, Edi Hoxha, i cili u arrestua nga blutë e Fierit. Ndërkohë dy të plagosurit u transportuan në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, konkretisht Seitaj me plagë në dorë dhe Majaci në bark.

Policia dhe grupi hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/ abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›