E Martë, 3 Nëntor 2026

Avioni i “Delta Air Lines” merr flakë në aeroportin e Orlandos, evakuohen pasagjerët

Një avion i Delta Air Lines është përfshirë në flakë, ndërsa po përgatitej të ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos.

Pasagjerët u evakuuan menjëherë pas kësaj ngjarje. Një numër incidentesh të ngjashme të kohëve të fundit në aeroportet amerikane kanë ngritur shqetësime për sigurinë e aviacionit.

Sipas kompanisë në avion kishte 282 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord dhe nuk kishte raportime për lëndime.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›