Avokati shtyn "Banden e Durresit"
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda shtyn per te disaten here procesin gjyqesor ne ngarkim te 17 te pandehurve te "Bandes se Durresit". Mungesa e avokateve eshte kthyer nje nga arsyet kryesore te zvarritjes se ketij procesi. Dje, edhe pse ne seance gjyqesore kane qene te pranishem te gjithe avokatet dhe te pandehurit, gjyqi eshte shtyre, pasi mbrojtja e te akuzuarit Kristain Bega nuk ishte njohur me aktet perkatese. Nje seance me pare, gjykata vendosi te perjashtoje avokaten mbrojtese te te pandehurit, Vjollca Pustina, pasi kjo e fundit ishte caktuar kryesisht nga gjykata dhe vendosi zevendesimin me nje avokat tjeter.
R.C