E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë, shkak shlyerja e borxhit ndaj biznesit

Banka Botërore, që konstaton se Shqipëria ka realizuar një performancë më të mirë krahasuar me vendet rajonit, raporton se shkak i rritjes ka qenë kryesisht konsolidimi i shpenzimeve publike dhe shlyerja e borxheve të shtetit ndaj biznesit.

Arsye të tjera që kanë çuar në këtë rritje, kanë qenë kontributi më i madh i kërkesës së brendshme, i konsumit dhe më pak prej investimeve private. Sipas BB-së, kreditimi ka rezultuar të jetë i ulët për 2014, megjithse me një gjallërim pjesën e dytë të vitit të kaluar.

Rritja ekonomike prej 2.1 % e Shqipërisë ka lënë pas edhe Serbinë. Sipas raportit edhe Kroacia e Mali i Zi kanë patur rritje ekonomike.

Por më pak optimiste në vlerësimin e rritjes ka qenë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. BERZH-i në raportin e saj komenton që rritja ka qenë 1.5 % dhe jo 2.1 %. Po kështu shifra të ndryshme jepen edhe për parashikimet e rritjes ekonomike në 2015. Banka Botërore parashikon një rritje prej 3%, kurse BERZH-i, 2.5 %.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›