E Diel, 1 Nëntor 2026

BE Eshton pret Thacin neBruksel Marreveshja historike

Te tjera rreth shkrimit Thaci Se dorezoj shtetin para askujt BRUKSEL ndash Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci eshte takuar sot gjate vizites se tij ne Bruksel me shefen e politikes se jashtme te Bashkimit Europian Kethrin Eshton e cila e cilesoi si historike marreveshtjen ndermjet Prishtines dhe Beogradit mbi bashkepunimin rajonal. Eshton ka vleresuar kontributin e kryeministrit kosovar per sic u shpreh ajo vizionin dhe lidershipin e tij.

Kjo marreveshje do te thote se Kosova do te marre pjese dhe do te flase vete per veten e saj ne me shume se 35 forume te ndryshme rajonale. Kosova po ashtu do te jete ne gjendje te nenshkruaje vete marreveshje. UNMIK-u tashme ka deklaruar se do ti lere keto te drejta per Kosoven ka thene Eshton para gazetareve ne Bruksel.

Kryediplomatja evropiane ka folur edhe per zbatimin e marreveshjes per menaxhimin e integruar te kufirit ndermjet Kosoves dhe Serbise.
Ne gjithmone kemi thene se qellimi i dialogut eshte ti sjellim palet me afer Bashkimit Evropian ka theksuar ajo duke shfaqur shpresen per hapa te tjere te Kosoves drejt BE-se.

Marreveshjet e arritura ne raundin e fundit te dialogut ndermjet Prishtines dhe Beogradit jane cilesuar serish si momente historike edhe nga kreu i ekzekutivit kosovar Hashim Thaci. Mendoj se keta hapa jane te veshtire per shkak te se kaluares por jane te rendesishem per te ardhmen e perbashket evropiane ka thene Thaci.

Kryeministri Thaci do te takoje sot ne Bruksel edhe komisionarin per zgjerim te BE-se Shtefan Fyle si dhe zyrtare te tjere te ketij organizmi. im/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›