E Diel, 1 Nëntor 2026

BE i përgjigjet Donald Trump: Jemi të përkushtuar për një marrëveshje që funksionon për dy palët

Pas lajmërimit të presidentit të SHBA-ve për vendosjen e  tarifës prej 50% ndaj Bashkimit Europian, ka ardhur edhe reagimi i Unionit.

Shefi i tregtisë, Maros Sefcovic tha se blloku prej 27 anëtarësh është i përkushtuar për të siguruar një marrëveshje tregtare me SHBA-të bazuar në “respekt” jo në “kërcënime”

“BE-ja është plotësisht e angazhuar, e përkushtuar për të siguruar një marrëveshje që funksionon për të dyja palet. Tregtia BE-SHBA është e pakrahasueshme dhe duhet të udhëhiqet nga respekti i ndërsjellë, jo nga kërcënimet. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë interesat tona”, tha Maros Sefcovic.

Ndërkohë ministri ui Jashtëm i Francës ka deklaruar se BE është e gatshm për t’ju përgjigjur tarifave, ndërsa ministrja gjermane e Ekonomisë theksoi  se blloku “duhet të bëjë gjithçka” për të arritur një zgjidhje me Uashingtonin.

Një ditë më parë  kreu i Shtëpisë së Bardhë  shprehu zhgënjimin për ritmin e negociatave tregtare BE-SHBA, duke thënë se plani i tij për të rritur tarifat më 1 qershor ishte vendosur.

BE-ja është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Uashingtonit dhe ka dërguar më shumë se 600 miliardë dollarë mallra vitin e kaluar./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›