E Diel, 1 Nëntor 2026

BE shpall “organizatë terroriste” Gardën Revolucionare të Iranit

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar një vendim të rëndësishëm për të shtuar Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste, duke dërguar një mesazh të fuqishëm kundër represionit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, njoftoi lajmin përmes një postimi në platformën X, duke theksuar se ky është një hap vendimtar nga Bashkimi Evropian.

Sipas BE, Garda Revolucionare është tani e barazvlefshme me grupe terroriste të njohura ndërkombëtarisht, si al-Kaeda, Hamas dhe ISIS. Ajo shtoi se ata që veprojnë në mënyrë terroriste do të përballen me masa të ngjashme.

“Ministrat e jashtëm të BE sapo kanë ndërmarrë hapin vendimtar duke e përcaktuar Trupat e Gardës Revolucionare si një organizatë terroriste. Çdo regjim që vret popullin e vet po punon drejt shkatërrimit të vet”, shkruan Kallas.

Ky vendim është masa e fundit dhe më e ashpër që BE ka marrë ndaj regjimit iranian, duke dërguar një mesazh të qartë për ndërkombëtaren se Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë shtypjen dhe dhunën ndaj popullit iranian.

LEXO EDHE: Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmion Iranin. Ja 7 skenarët

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›