BEJRUT – Të paktën 20 të vrarë në sulmet izraelite në Liban

BEJRUT, 12 nëntor /ATSH/ Të paktën 20 persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Joun në Liban, tha sot Ministria libaneze e Shëndetësisë, sipas Reuters.
“Një sulm në Joun shkaktoi vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e tetë të tjerëve”, tha ministria.
“Një tjetër sulm në qytetin, Baalchmay çoi në vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve”, shtoi ministria.
Luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani kanë vazhduar në Liban – ndërsa ushtria izraelite ka goditur sot periferitë jugore të Bejrutit me sulme ajrore.
Ky ishte një nga sulmet më të rënda izraelite deri më tani, në zonën e kontrolluar nga Hezbollahu. //a.i/