E Hënë, 2 Nëntor 2026

BELGJIKË – Gjashtë të vdekur nga zjarri në një pallat në Anversë

BRUKSEL, 1 korrik /ATSH-DPA/ – Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një pallat 10-katësh në qytetin port të Anversës, në Belgjikë.

Sipas transmetuesit publik belg VRT, disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Zëdhënësja e policisë, Kim Bastiaens, deklaroi se ekipet e zjarrfikësve vijojnë kontrollin e ndërtesës për të gjetur viktima të tjera të mundshme.

“Është e vështirë të përcaktohet sa persona ndodheshin në banesa në momentin kur shpërtheu zjarri,” tha ajo.

Sipas medieve belge, në ndërtesë jetojnë më shumë se 200 banorë. Zjarri shpërtheu rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura dhe janë objekt i hetimeve nga autoritetet belge. /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›