BERLIN – Wadephul: Gjermania synon një vend në Bordin e Paqes të Gazës

BERLIN, 16 janar /ATSH-DPA/ – Gjermania po shpreson të marrë një vend në të ashtuquajturin Bord i Paqes për Gazën, tha sot ministri i Jashtëm Johann Wadephul pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për krijimin e këtij organiymi që do të mbikëqyrë administrimin tranzitor të bregut të Gazës.
”Gjermania është e gatshme të marrë përgjegjësi në këtë institucion të rëndësishëm”, tha Wadephul pas bisedimeve në Berlin me homologen e tij austriake Beate Meinl-Reisinger.
“Ne presim që bisedime konkrete të zhvillohen shumë shpejt dhe ndoshta edhe një ftesë”, shtoi ai.
Wadephul gjithashtu shprehu shpresën që faza e dytë e procesit të paqes në Gazë, e nisur nën ndërmjetësimin amerikan, të fillonte shpejt.
Trump postoi dje në platformën e tij Truth Social se ishte krijuar Bordi i Paqes.
Bordi do të mbikëqyrë punën e ashtuquajturit Komitet Kombëtar për Administrimin e Gazës, një grup prej 14 palestinezësh – thuhet se pa lidhje me Hamasin – i cili u takua për herë të parë të enjten në Kajro.
Ata do të mbikëqyrin jetën e përditshme dhe shërbimet bazë në Rripin e Gazës, i cili është shkatërruar pjesërisht nga më shumë se dy vjet luftë. /Ad.Ab./ a.jor.