E Diel, 1 Nëntor 2026

BKH zbarkon për kontroll në Elbasan, hetime në disa zyra dhe në ambiente biznesi

Prej mëngjesit të sotëm,  agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë  zbarkuar në qytetin e Elbasanit, ku po zhvillojnë një seri kontrollesh.

Burimet bëjnë të ditur se agjentët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në zyrat e disa kompanive si dhe në banesa të ndryshme.

Por ende nuk dihet se me çfarë çështje konkrete lidhet ky aksion i tyre.

Me urdhër të prokurorit të posaçëm të çështjes, agjentët kanë mbajtur disa procesverbale  për dokumentet dhe dosjet që kanë sekuestruar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›