BM – Qindra fluturime të anuluara, pas problemeve në kullën e trafikut ajror

LONDËR, 31 korrik /ATSH-DPA/- Një “problem i lidhur me radarin” shkaktoi dje dështimin e kontrollit të trafikut ajror (ATC) që la fluturimet në të gjithë Britaninë e Madhe , thanë zyrtarët.
Drejtori ekzekutiv i Shërbimeve Kombëtare të Trafikut Ajror (NATS), Martin Rolfe, u thirr sot për të folur me sekretaren e Transportit, Heidi Alexander, një ditë pasi mijëra pasagjerë nuk fluturuan nga problemi teknik që detyroi anulimin e më shumë se 150 fluturimeve.
Linjat ajrore po kërkojnë një shpjegim për atë që ndodhi.
Një zëdhënës i NATS tha se “ky ishte një problem i lidhur me radarin, i cili u zgjidh duke kaluar shpejt në sistemin rezervë, gjatë së cilës kohë ne zvogëluam trafikun për të siguruar sigurinë”.
“Nuk ka prova se kjo kishte të bënte me kibernetikën. Kjo ishte një ngjarje e izoluar dhe nuk ka prova të aktivitetit të dëmshëm”, shtoi ai.
Problemi ndodhi në qendrën e kontrollit të NATS në Swanwick, Hampshire, dhe preku pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit.
Më shumë se 700 000 pasagjerëve iu anuluan fluturimet në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar, në gusht 2023, kur NATS pësoi një problem teknik gjatë përpunimit të një plani fluturimi./ /Ad.Ab./