E Diel, 1 Nëntor 2026

BOTËRORI 2026 – Argjentina mposht Zvicrën dhe shkon në gjysmëfinale

KANSAS SITI, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Mbajtësja e titullit, Argjentina, ka arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Botës me një fitore 3-1 pas kohës shtesë kundër Zvicrës.

Alexis Mac Allister i dha Argjentinës epërsinë në minutën e 10-të, por Dan Ndoye barazoi për Zvicrën në minutën e 67-të.

Megjithatë, skuadra zvicerane u përball përsëri me probleme kur Breel Embolo u përjashtua në minutën e 72-të.

Leandro Paredes fillimisht u penalizua për një faull ndaj Embolos, por pas rishikimit të videos, vendimi u ndryshua.

Embolo u ndëshkua me karton të verdhë për simulim, duke marrë kartonin e tij të dytë të verdhë.

Skuadra zvicerane rezistoi për ta çuar ndeshjen në kohë shtesë, me portierin Gregor Kobel që bëri pritje vendimtare për të mbajtur gjallë shpresat e saj.

Por, Kobel nuk mundi të bënte asgjë për të ndaluar gjuajtjen e Julian Alvarez pranë  zonës në minutën e 112-të.

Lautaro Martinez më pas përfundoi një kundërsulm dhe vulosi fitoren në kohën shtesë.

Në gjysmëfinale, Argjentina do të përballet me Anglinë, e cila gjithashtu kishte nevojë për kohë shtesë për të mposhtur Norvegjinë 2-1./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›