E Hënë, 2 Nëntor 2026

BOTËRORI 2026 – Argjentina në 1/8 pas fitores dramatike kundër Kepit të Gjelbër

MIAMI, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Kampionët e botës, Argjentina, u kualifikuan në 1/8 me një fitore dramatike 3-2 pas kohës shtesë kundër debutuesve të Kepit të Gjelbër.

Tifozët e Kepit të Gjelbër shpërthyen në lot kur goli i Deroy Duarte në minutën e 59-të anuloi golin e Lionel Messit në pjesën e parë.

Portieri Vozinha gjithashtu bëri pritje të shkëlqyera për të mbajtur barazimin, duke i mohuar Messit tri herë golin.

Mbajtësit e titullit u tronditën përsëri kur Sidney Lopes Cabral shënoi një goditje mahnitëse me hark në të majtë për të barazuar sërish në minutën e 103-tëm pas golit të Martinezit.

Por, ishte Diney Borges ai që vulosi fatin e Argjentinës në minutën e 111-të, pasi devijoi goditjen me kokë të Christian Romeros në portën e tij.

Kepi ​​i Gjelbër nuk mundi të kundërsulmonte këtë herë, pavarësisht përpjekjeve të tyre heroike.

Argjentina tani do të përballet me Egjiptin, i cili më parë mundi Australinë 4-2 në penallti pas një barazimi 1-1./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›