E Diel, 1 Nëntor 2026

BOTËRORI 2026 – FIFA drejt amnistimit të pezullimit të kartonave të verdhë

BERLIN, 28 prill /ATSH-DPA/ – FIFA pritet të ndryshojë rregullat e pezullimit për kartonët e verdhë në Kupën e Botës, duke futur një fazë të dytë amnistie.

BBC raportoi se organi drejtues i futbollit planifikon të fshijë kartonët e verdhë të grumbulluar pas fazës së grupeve, përveç fshirjes së tyre pas çerekfinaleve.

Çështja pritet të diskutohet në një mbledhje sot të Këshillit të FIFA-s në Vankuver.

Aktualisht, një lojtar pezullohet për një ndeshje pasi merr kartonin e dytë të verdhë gjatë turneut të Kupës së Botës.

FIFA kishte futur më herët një amnisti pas çerekfinaleve, për të shmangur raste si ai i Michael Ballack, kapiten i Gjermanisë, i cili humbi finalen e vitit 2002 pasi mori kartonin e dytë në gjysmëfinale.

Futja e një amnistie të dytë pas fazës së grupeve vjen si pasojë e zgjerimit të turneut nga 32 në 48 ekipe, çka sjell edhe një raund shtesë eliminimi, atë të 1/32-ve.

Ky ndryshim gjithashtu ul mundësinë që lojtarët të pezullohen për ndeshjet gjysmëfinale.

Kupa e Botës do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

FIFA po zhvillon këtë javë takime në Vankuver, përfshirë edhe kongresin e saj vjetor të enjten. /Ad.Ab./

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›